“Me Bleonën pinim kafe”, Soni NRG tregon të shkuarën me vajzat e njohura: Si ka qenë Elvana në fillime

schedule10:53 - 15 Janar, 2021

schedule 10:53 - 15 Janar, 2021

Soni NRG është një ndër emrat e showbizit shqiptar që kthen pas në kohë të gjithë nostalgjikët.

Ai ka qenë pjesë e grupit “The Dreams” me Flori Mumajesin dhe Eriostin, ku shënoi edhe kulmin e karrierës.

I ftuar ditën e sotme në Abc e Mëngjesit, Soni ka rrëfyer shumë të fshehta të pazbuluara më herët.

Ai ka treguar edhe marrëdhëniet me vajzat e famshme nga Elvana Gjata deri tek Arilena Ara.

“Mbaj mend Elvana Gjatën, flas këtu e shumë vite më parpara. Elvana ka qenë në fillimet e karrierës së saj. Ka qenë gocë e dashur, e ëmbël, gocë që rrinim. Si të thuash gjatë gjithë kohës diskutonim, bënim gallata, humor në kohën që drejtoja emisionin me Florin dhe Andin. Pra me Elvanën kam pasur raport shumë të mirë, por edhe me vajzat e tjera.

Me Bleonën pinim çaj poshtë shtëpisë shpeshherë. Ne pinim kafe me Bleona Qerreti mëngjes për mëngjes se unë organizoja edhe koncerte dhe evente. Nga që njihja të gjithë pronarët e clubeve në të gjithë Shqipërinë dhe më thoshin më kontakto, si punë menaxheri. Raport shumë të mirë kam pasur edhe me Eli për një kohë kam qenë menaxheri i saj, me Samantën po ashtu. Nga këta të fundit me Arilenën kam raport shumë të mirë, goc garipe dhe me menaxherin e saj Popi”, tha Soni. l.k/abcnews.al