Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta e dytë civile amerikane u bë dhe u fitua: Republika u rikthye në demokraci

schedule10:43 - 15 Janar, 2021

schedule 10:43 - 15 Janar, 2021

Frika se situata aktuale politike në SHBA mund të kthehet në një luftë civile nuk ekziston më sepse ajo luftë ka ndodhur tashmë – dhe demokratët fituan.
Dhe ajo çfarë po ndodh tani janë pasojat.

Nëse do i referohemi fotove që ka postuar Nancy Pelosi të Gardës Kombëtare në Kapitol të mërkurën, shumica pyet nëse ajo ishte e frikësuar për jetën e saj – siç kanë pretenduar demokratët pas ” kryengritjes ” javën e kaluar – apo duket thjesht si një udhëheqëse e fraksionit fitues që po shijon triumfin e saj?


Duke votuar për të fajësuar Presidentin Donald Trump të mërkurën – edhe pse i ka mbetur vetëm një javë nga mandati i tij, demokratët përdorën të njëjtën gjuhë që përdorën për të nxjerrë jashtë funksionit Konfederatën e 1865, duke këmbëngulur se ata që merreshin me ” kryengritje ” dhe ” rebelim ” duhet të largoheshin postet zyrtare përgjithmonë.

Kjo nuk është vetëm për Trump, por për këdo që e ka mbështetur.

Kjo retorikë, që vjen nga një parti politike që gjoja kërkon të bashkojë vendin, të ftohë tensionet partiake dhe të transferojë paqësisht pushtetin nuk ka kuptim. Megjithatë, duke ardhur nga fituesit e një lufte, është një histori tjetër.

Se sa i mëshirshëm mund të jetë i pushtuari, ka më shumë gjasa të jetë si Genghis Khan sesa Linkoln. Pushtuesi mongol u thirr nga Barack Obama. Në atë kohë dukej diçka e çuditshme por e qartë nga retrospektiva: Obama e dinte se kishte luftë.

Në vend të fushave të betejës, ky konflikt ndodhi në hapësirën narrative me protestat të dhunshme por kryesisht paqësore.

Kryesisht ishte një betejë për zemrat dhe mendjet, një seri operacionesh psikologjike që u luajtën nga mediat, në frontet politike dhe ekonomike.
Quajeni atë një betejë ‘e gjeneratës së pestë’ (5G), ku objektivi ishte të mposhtej armiku para se të luftonin me armë.

Pika fillestare mund të ketë qenë vera e vitit 2016, kur Hillary Clinton akuzoi Trump se kishte bashkëpunuar me Rusinë – dhe fajësoi Moskën për sulmet kibernetike.

Clinton nuk ia doli të zgjidhej presidente por ajo shpalli një luftë që arriti të jepte rezultate.

‘Russiagate’ u përdor për të spiunuar fushatën e Trump, përmes urdhrave mashtrues të FISA-s kundër Carter Page.

Ai gjithashtu shërbeu për të prishur ekuilibrin e Shtëpisë së Bardhë, duke dëbuar gjeneralin Michael Flynn dhe duke nisur hetimin rreth Mueller në emër të drejtorit të shkarkuar të FBI-së Jim Comey.

Brenda javësh, një virus i ri që u shfaq në Kinë shpalosi një mundësi të re. Trump u fajësua si për masat e marra kundër koronavirusit ashtu edhe për vështirësitë ekonomike të shkaktuara prej tij, në të njëjtën kohë.

Çdo viktimë amerikane ishte disi faji i tij, ndërsa guvernatorët që dërguan të infektuarit në azile dhe vranë mijëra u cilësuan si heronj – për sa kohë që ishin Demokratë.

Një tjetër verë e nxehtë e protestave racore, një përsëritje e vitit 2016, u përdor për të treguar se Trump ishte një diktator racist, fashist, nazist.
Kishte edhe një gjë për të cilën u përdor “Russiagate” – për të neutralizuar mediat sociale, duke censuruar legjionet e mbështetësve të Trump (dhe në fund, vetë Trump).

Në 2016, Trump përdori platformat për të komunikuar me miliona amerikanë drejtpërdrejt.

Me kontrollin e plotë të mediave, ishte e lehtë për revulucionarët globale të prishnin një ngjarje si tubimi i Trump në 6 janar dhe ta paraqisnin atë si Pearl Harbor.
Sepse ata besojnë se ajo që ndodh nuk ka rëndësi, por ka rëndësi vetëm rrëfimi që krijojnë në lidhje me të. Trazirat e Kapitolit ishin shumë të çorganizuara për të qenë një grusht shteti, por narrativa e shndërroi atë në një grusht shteti kryesor.

Dhe megjithëse Partia Republikane dhe vetë Trump u dorëzuan pas saj, ” fajësimi ” supozohet të jetë hiri i grushtit të shtetit.

Ekziston një frazë e çuditshme që demokratët dhe aleatët e tyre në media kanë përdorur shumë gjatë viteve të fundit: ” demokracia jonë “, por në letër, SHBA mbetet një republikë kushtetuese.  Historia nuk përsëritet kurrë në të vërtetë, por ndonjëherë krijon rima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!