Brenda vitit 2019 qeset plastike do të hiqen nga qarkullimi në Zelandën e re. Kryeministrja e vendit u shpreh se vendimi u mor për mbrojtjen e mjedisit.
Zelanda e Re do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike brenda vitit të ardhshëm në përpjekje për të mbrojtur ambjentin. Kryeministrja e vendit Jasinda Ardern konfirmoi se banorët përdorin me qindra miliona qese plastike në vit. Dy supermarketet më të mëdha në Zelandën e Re kishin deklaruar se do të eliminonin gradualisht qeset e plastikës Brenda këtij viti.
Rritet në këtë mënyrë numri i vendeve që kanë marrë masa për të ndaluar apo kufizuar përdorimin e qeseve plastike, mes të cilave Franca, Belgjika, Kina, Hauaji dhe Kalifornia. Ndërkohë që një zinxhir supermarketesh në Australi pas protestave të shumta të klientëve pasi ishin hequr nga përdorimi i qeseve plastike, është detyruar të kthejë vendimin e tij duke i futur sërish në përdorim. /abcnews.al