Një person është plagosur këtë të premte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.
Policia bën me dije se dy makina janë përplasur në rrugën “5 Maj”, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A.
Fatmirësisht këmbësori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al