Merkato e Milanit/ Përforcohet mesfusha, synohet edhe nënkampioni i botës

schedule18:58 - 14 Janar, 2021

schedule 18:58 - 14 Janar, 2021

Mario Mandzukic është emri i fundit që përflitet si përforcim i Milanit. Luka Jovic ishte një nga objektivat, por sulmuesi serb u rikthye te Eintracht Frankfurt. Paolo Maldini ka nisur bisedimet me sulmuesin kroat, i cili është pa ekip prej verës së kaluar.

Një gjë e tillë dhe mosha e madhe (35 vjeç) nuk krijojnë entuziazëm, por eksperienca e madhe, karakteri dhe aftësia e nënkampionit të botës për të shënuar gola, janë cilësi që i vlejnë kuqezinjve këtë moment.

 

Mario Mandzukic

Milani po tenton ta transferojë në Milenello, teksa Mandukic e pret një kontratë 6-mujore me opsion rinovimi për një tjetër vit. Ndërkohë, goditja e parë në merkaton e dimrit është Soualiho Meite, mesfushori francez i Torinos.

“Djalli” ka arritur akordin me klubin granata për huazimin me të drejtë blerje për shumën e 10 milion eurove në fund të sezonit. 26-vjeçari do të kryejë kontrollet mjekësore orët e ardhshme dhe mund të quhet praktikisht lojtar i Milanit. /abcnews.al