Raste identike dhe vendime të ndryshme, gjyqtari “ndez” Barcelonën

schedule14:23 - 14 Janar, 2021

schedule 14:23 - 14 Janar, 2021

Mbrëmjen e djeshme Barcelona fitoi me shumë vështirësi dhe shkoi në finalen e Superkupës së Spanjës falë goditjeve të penalltive.

Katalanasit po kryesonin me shifrat 1-0 deri në minutën e 50, kur Frenkie De Jong preku një top me bërryl në zonë, pas krosit të Oyarzabal.

Arbitri e akordoi penallti atë rast dhe e gjithë kjo ka ngjallur polemika. Në fakt shumica e specialistëve e konsiderojnë si penallti të rregullt, por polemikat qëndrojnë kur bëjmë një krahasim.

I njëjti gjyqtar, Jose Luis Munuera, në një rast thuajse identik në një ndeshje të Real Madrid nuk ka akorduar penallti.

https://twitter.com/ne1980/status/1349574741577891843

Ishte ndeshja Eibar-Real Madrid në dhjetorin e kaluar dhe Sergio Ramos preku pastër me bërryl sferën në zonë, por gjyqtari vazhdoi lojën dhe nuk pranoi as ta shikonte në VAR.

Ishte minuta e 85-të dhe shifrat mund të shkonin 2-2. Pikërisht këtë episod prek Mundo Deportivo, duke kritikuar gjykimin me dy standarde të gjyqtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!