Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti paralajmëroi se Vjosa Osmani do të jetë Presidente e Kosovës nëse ata do të fitojnë zgjedhjet e shkurtit.
“Sot kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një zyrë. Presidentja në detyrë dhe unë ish-kryeministri do të na gjeni në të njëjtin vend dhe të njëjtin qëllim”, tha Kurti duke thënë se të shtunën e dorëzojnë listën.
Kurti e riktheksoi mesazhin e tij duke e quajtur Osmanin “presidente në detyrë që duhet të rilegjitimohet” duke theksuar kështu që ai do të jetë kryeministër dhe ajo presidente e ardhshme.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Osmani, e cila tha se presidentja e vendit do të duhet të marrë konsensusin e qytetarëve.
“Kemi presidenten në detyrë që duhet të rilegjitimohet. 14 shkruti duhet të jetë një referendim. Qytetarët na njohin e dinë kush jemi dhe për këtë duhet të abshkëpunojmë. Lista do të dorëzohet të shtunën siç e kërkojnë afatet e procedurës përkatesë”, u shpreh Kurti. /abcnews.al