“Nuk luajmë 11 portierë”, Brdaric: Kukësit i di pikat e dobëta, s’marrim dot emra të mëdhenj

schedule10:59 - 14 Janar, 2021

schedule 10:59 - 14 Janar, 2021

Nesër në “Elbasan Arena” Vllaznia sfidon Kukësin në një ndeshje shumë të fortë, pavarësisht formës së dobët që po kalojnë nënkampionët. Para kësaj beteje në konferencë për shtyp foli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

Ai u shpreh se përtej mungesave, Vllaznia nuk ankohet dhe se e kanë marrë shumë seriozisht këtë ndeshje. Brdaric tha se e di se Vllaznia nuk merr dot lojtarë me emër si Tirana apo ndonjë klub tjetër.

“Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si ajo e “Elbasan Arena” ndaj Kukësit. Kemi lojtarë super motivuar dhe jemi gati. Kemi lojtarët e duhur për nesër, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxhaj, Dunga dhe Da Silva.

Por mendoj se kemi lojtarë, që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë. Janë të përqendruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se do  të jemi konkurrues nesër.

E kemi marrë shumë seriozisht këtë ndeshje. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre.

E di sesi kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Nesër është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta. Kemi mësuar shumë. Kemi marrë rezultate pozitive.

Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqendrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme. Vllaznia në sulm nesër ndaj Kukësit? Ne nuk luajmë me 11 portierë.

Ardhja e Cisse? E dimë se nuk jemi në gjendje të sjellim futbollistë me emër dhe të kushtueshëm si Tirana dhe ekipet e tjera. Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazninë.

Cisse është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë. Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm”, u shpreh Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!