Emigrantët shqiptarë që lëvizin përmes Kakavijës tregojnë se në doganë nuk iu kërkohet patenta e re sipas marrëveshjes Bushati- Kotzias. Edhe pse ajo ka hyrë në fuqi, nuk ka nisur zbatimi. Emigrantët vazhdojnë të qarkullojnë me patentë ndërkombëtare.
Në maj të këtij viti emigrantët në Greqi morën një lajm të mirë. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikolaos Kotzias, nënshkruan në Souni, Greqi, Marrëveshjen për Njohjen e ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit të automjeteve.
Atë kohë u tha se marrëveshja do të lehtësojë ndjeshëm jetën e qytetarëve shqiptarëve, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, por dhe atyre që udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.
Ndërkohë nga një vëzhgim i ABC News në Kakavijë udhëtarët tregojnë se lëvizin me patentat ndërkombëtare.
“Patentë ndërkombëtare vetëm”
Sipas marrëveshjes shqiptarët nuk do të rifillonin procedurat e kualifikimit dhe të provës, për çdo leje drejtimi të marrë në Greqi. Ata thjesht do të dorëzonin lejen e drejtimit të marrë në Shqipëri, dhe do të merrnin atë greke, duke u krijuar mundësi, të qarkullojnë ose të punësohen si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.
Por në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kjo gjë nuk iu është kërkuar.
“S’na kanë sjellë probleme, nuk e di”.
ABC News u interesua pranë Policise Kuiftare për këtë çështje, por zyrtaret nuk pranojnë të japin shpjegime të mëtejshme.
Sipas një burimi të ABC News, pavarësisht se marrëveshja ka hyrë në fuqi në fund të korrikut, nuk ka nisur akoma zbatimi i saj. /abcnews.al