Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan vijon diskutimet për ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit Trump pas trazirave të 6 Janarit, pasi turma u fut në ambientet te Kapitolit.
Mediat amerikane kanë publikuar pamjet jo vetëm të asaj që ndodh brenda Kapitolit ku po vijojnë diskutimet, por edhe jashtë, ku institucioni është i rrethuar dhe blinduar nga Garda Kombëtare, pasi i tremben një tjetër sulmi nga mbështetësit e Trump.
Lexo edhe: Imazhe të pabesueshme nga SHBA, ushtria “pushton” Kongresin, frikë nga Trump
Ndërsa ligjvënësit debatojnë brenda për fajësimin e Presidentit Trump, forcat e armatosura janë rreth Kongresit. Trafiku është mbyllur plotësisht rreth Kapitolit.
Lëvizja e demokratëve vjen vetëm në një kohë kur Trumpit i kanë mbetur vetëm pak ditë në detyrë, pasi në 20 janar betohet Joe Biden./ db/Abcnews.al