Skandali tek COVID-2, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për sanitaren Tire Alldervishaj

schedule15:25 - 13 Janar, 2021

schedule 15:25 - 13 Janar, 2021

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet sanitaren e spitalit ”Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishaj, e cila u hoq si infermiere dhe mori para nga familjarët e një pacienteje të shtruar.

Prokuroria do të hetojë për të qartësuar nëse bëhet fjalë për një rast sporadik, apo kemi të bëjmë me një skemë të mirfilltë përfitimi nga personi mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me Covid-19.

Nëna e vajzës që ka bërë kallëzim është shtruar tek COVID-2 më 28 nëntor të vitit që shkoi dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital në datën 25 dhjetor.

Lexo edhe: U hoq si infermiere, sanitarja te spitali COVID-2 i mori 8 mln lekë së bijës, e ëma ndërroi jetë

Sipas asaj që ka denoncuar Eltjana Sinanaj, ndërsa kishte të ëmën në spital, Tire Alldervishaj i është paraqitur si infermiere dhe i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin të ëmës. Ajo i ka thënë se po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara.

Më pas, sipas prokurorisë, Tirja i thotë që ta presë në lokal.

Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, ajo do ta merrte vetë përsipër situatën duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10, 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që vajza ka dhënë vetëm 3,000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë.

Sinanaj nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse e ëma i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata. Shuma e paguar në total është rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilaçet që vajza, sipas, instruktimit Alldervishit i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj me qëllim që të behej mjekimi i mamasë së saj.

Për sanitaren, është depozituar kërkesa për vlerësimin e ndalimit dhe caktimit të masës së sigurisë ” “arrest në burg.”. s.b/abcnews.al/