Senatori republikan Rend Paul konfirmi me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter se ka dorëzuar në Kremlin një letër nga kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp, për liderin rus Vladimir Putin.
Një senator amerikan që drejtonte delegacionin që vizitoi Rusinë, konfirmi për mediat amerikane se kishte dorëzuar një letër nga presidenti amerikan Donald Trump administratës së liderit rus, Vladimir Putin.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter, senatori republikan Rend Paul shkruan se letra theksonte rëndësinë për angazhime të mëtejshme në fusha të ndryshme, përfshirë luftën kundër terrorizmit, dialogun legjislativ dhe rifillimin e shkëmbimeve kulturore.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov konfirmoi për median shtetërore ruse se një letër e tillë është marrë nëpërmjet kanaleve diplomatike.
Trump dhe Putin zhvilluan samitin e tyre të parë dypalësh muajin e kaluar në Helsinki në përpjekje për të ulur tensionet mes dy fuqive botërore.
Dy liderët shprehën gatishmërinë për të vazhduar që të takohen, me shumë mundësi vitin e ardhshëm në Uashington. /abcnews.al