Çmimeve Oskar i shtohet edhe një çmim i ri, ai për filmin më popullor. Akademia e Çmimeve Oskar ka prezantuar disa risi, që do të nisin që nga edicioni i 2019.
Edicioni i ardhshëm i Çmimeve Oskar do të ketë një risi. Në edicionin e 91 të çmimeve më të rëndësishme kinematografike do të shpërndahet dhe një statujë e re, Oskari për Filmin me Popullor. Ka qenë vetë Akademia e Çmimeve Oskar që e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një komunikate, pas rizgjedhjes së presidentit të saj John Bailey.
Mes risive të tjera të Çmimeve Oskar është edhe kufizimi i kohës së ceremonisë në tre orë, përfshirë edhe reklamat. Ky vendim erdhi pasi edicioni i këtij viti, që u zhvillua në muajin mars, zgjati pothuaj 4 orë, duke pësuar edhe një rënie në shikueshmëri me mbi 26 milionë telespektatorë më pak.
Pavarësisht kufizimit të kohës së spektaklit, për të nderuar 24 kategoritë, Çmimet e disa prej tyre do të jepen live në “Dolby Theater” gjatë hapësirës publicitare. Më pas momenti i fitores do të jepet gjatë transmetimit direkt.
Dhe risia e fundit është parashikimi i datës së edicionit të 92-të të çmimeve Oskar, që do të afrohet në kohë. Ai do të mbahet jo në 23 shkurt, por në 9 shkurt 2020. /abcnews.al