Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U dënua me vdekje, ekzekutohet gruaja e parë në SHBA

schedule09:39 - 13 Janar, 2021

schedule 09:39 - 13 Janar, 2021

Gjykata e Lartë në SHBA i dha dritën jeshile Departamentit të Drejtësisë për të kryer ekzekutimin e parë në gati shtatëdhjetë vite.

Menjëherë pas vendimit, Zyra Federale e Burgjeve ekzekutoi Lisa Montgomery, duke revokuar pezullimin e përkohshëm të vendosur disa ditë më parë.

Montgomery u dënua me vdekje në vitin 2007 për grabitjen dhe mbytjen e Bobbie Jo Stinnet në vitin 2004, e cila në atë kohë ishte 8-muajshe shtatzënë. Më pas, Montgomery donte të rrëmbente edhe foshnjën, që fatmirësisht i mbijetoi sulmit dhe sot, është 16 vjeç dhe jeton me të atin.



Avokatët e 52-vjeçares thanë se abuzimi seksual që ajo ka pësuar në fëmijëri i shkaktoi asaj probleme të rënda mendore.

Sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA, gruaja e fundit e ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Heady më 18 dhjetor 1953, e cila u dënua po ashtu për rrëmbim dhe vrasje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!