Rubin Hebaj do t’i bashkohet Shkëndijës së Tetovës dhe sikurse raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, mes palëve ka akord total mbi kushtet e marrëveshjes.
Sulmuesi ishte pjesë e Teutës që janarin e shkuar, por në Durrës nuk pati shumë hapësira dhe kërkoi të largohej me synimin që të tregojë vlerat e tij në fushën e blertë.
Pas eksperiencës me Vorlska Poltava në Ukrainë, tani Hebaj do të nisë një aventurë të re larg Superiores. Shkodrani ishte kërkesë e vetë trajnerit Ernest Gjoka, i cili do ta ketë nën urdhra Hebaj direkt. /abcnews.al