Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj kundërshton shifrat e publikuara nga Partia Demokratike mbi punësimin e bizneset. Në faqen e tij në facebook ministri Ahmetaj tregon se është rritur numri i të punësuarve në një vit dhe 10 mijë biznese më shumë janë hapur në 7 muajt e parë të vitit 2018.
Matematika është vërtet shkencë ekzakte, por duket se nuk është e tillë kur bëhet pjesë e politikës. Llogaritë mbi numrin e të punësuarëve dhe bizneseve që bëri Partia Demokratike të mërkurën u kundërshtuan një ditë më pas nga Ministri i Financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj.
“45 biznese në ditë mbyllen në Shqipëri ndërsa në total në këto katër vite që janë rritur taksat janë kaluar në pasiv 68.731 biznese”-u shpreh Tabaku.
E vërteta është ndryshe për ministri Ahmetaj. Në tabelën e publikuar në faqen e tij në facebook ai tregon se: “Nw shtatwmujorin e parw tw vitit 2018, janw shtuar mbi 10 mije biznese tw reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve tw regjistruara rishtazi dhe atyre tw çregjistruara)”- sqaron Ministri i Financave dhe Ekonomisë.
Në betejën e shifrave është përfshirë edhe numri i të punësuarëve. Ndonëse nuk u përmend në deklaratën e fundit të nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, ministri Ahmetaj i kujton se në periudhën Qershor 2017-Qershor 2018, rezultojne 38 mije vende te reja pune ne ekonomi.
E sa për kundërshimet se nuk ka rritje ekonomike, Ministri i Financave zgjedh t’i quajë korba të dëshpëruar kolegët e opozitës dhe i publikon një tabelë, që tregon se rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!
/abcnews.al