Kërcënime në rrjetet sociale, merret në pyetje Dritan Abazoviç

schedule13:27 - 12 Janar, 2021

schedule 13:27 - 12 Janar, 2021

Zëvendës-kryeministi malazez Dritan Abazoviç këtë të martë ka shkuar në prokurori ku ka dhënë dëshminë  etij në lidhje me disa kërcënime që ai ka marrë së fundmi.

Mediat malazeze bëjnë me dije se Abazoviç ka dhënë  detaje në lidhje me kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryeprokurori, Milivoje Katniç, i cili ka theksuar se në lidhje me këtë ngjarje kanë nisur hetimet.

Më tej ai tha se pas mbarimit të të gjitha hetimeve të nevojshme do të përcaktohet nëse çështja është nën juridiksionin e prokurorit special për ta marrë përsipër apo jo.

Lajmin e kërcënimin e Liderit të URA-së e kanë dhënë përfaqësuesit e grupit parlamentar të saj. Ata thanë se Abazoviç mori kërcënime të shumta në rrjetet sociale për jetën dhe familjenn e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!