Në kërkim nga policia, Abedin Oruçi i nxjerr armën efektivëve në Kukës momentin e ndalimit

schedule13:14 - 12 Janar, 2021

schedule 13:14 - 12 Janar, 2021

Abedin Uruçi, ish kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, është përplasur me policinë. Konflikti ndodhi në hotelin e tij në këtë qytet. Efektivët e komisariatit shkuan për ta shoqëruar për shkak se ishte shpallur në kërkim pas një sherri me kryetarin e bashkisë Safet Gjici për taksat vendore të hotelit dhe ndërtimin të paligjshëm.

Mesditën e së martës 5 efektiv shkuan në hotelin e tij, për ta shoqëruar. Por Oruçi i ka kundërshtuar duke u drejtuar armën, por nuk ka qëlluar.  Në debat e sipër ai, lëndoi punonjësit e rendit dhe mundi tu shpëtojë atyre, duke u arratisur.

Ish zyrtari i Kukësit po hetohet nga prokuroria për 3 vepra penale: Ndërtim të paligjshëm, kundërshtim i funksionarëve publik dhe kanosje për shkak të detyrës.

Lexo edhe: Kanosje, evazion dhe ndërtim pa leje, në kërkim ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës

Abc mëson se konflikti me kryebashkaiakun Gjici ndodhi më 19 tetorë të vitit të shkuar. Abedin Oruçi u konfliktohet dhe me bodigardët e Gjicit, sherr që ndodhi pak minuta pasi Gjici kishte përfunduar takimin me ambasadoren holandeze. Uruçi pretendon se i ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj bashkiësë.

Po të njëtjat burime thonë që për ish-kreun e Qarkut Kukës ka edhe një procedim tjetër për akuzën e armëmbajtes pa leje. Gjykata kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje në mungesë, duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për arrest në burg.

Abedin Oruçi për 4 vite nga 2015 deri në 2019 ka qenë drejtuesi i qarkut të Kukësit, përfaqësues i PDIUS-së. Në zgjedhjet e fundit vendore të 30 qershorit 2019, Oruçi ka qene rival me Gjicin për bashkine e Kukësit nën siglën e Bindjes Demokratike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!