Portieri Faton Maloku i është bashkuar ekipit të Kukësit, pas problemeve që pati me vizën gjeorgjiane për të qenë i gatshëm për sfidën e së enjtes me Torpedon e vlefshme për Europa Ligën. Skuadra ka mbërritur në Tbilisi mëngjesin e sotem.
Megjithatë trajneri Armando Cungu nuk ka ende në dispozicion tre futbollistët e tjerë, Valon Et’hemin e Edis Maliqin, të cilët udhëtuan drejt Maqedonisë, ndërsa shpresë ka vetëm për Rexhinaldon.
Klubi i Kukësit me anë të një një deklarate të martën tha se i ka kërkuar UEFA-s zgjidhjen e situatës. /abcnews.al