Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mes vështirësive të motit të keq, Valbona shndërrohet në oaz çlodhës për të gjithë

schedule15:49 - 11 Janar, 2021

schedule 15:49 - 11 Janar, 2021

Moti i keq dhe me reshje ditët e fundit në vendin tonë përpos përmbytjeve dhe problemeve në disa akse, për Valbonën ka bërë q ëtë shndërrohet në një kartolinë e bukurisë nga bora që e ka mbuluar.

Lugina e Valbonës këto ditë vështira me bukurinë e bardhësisë së ofruar nga flokët e borës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri Valbona ka pritur vizitorët e parë që  po shijojnë pamjen që ajo ofron.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se rruga automobilistike është plotesisht e kalueshme dhe vizitorë të shumë janë të pranishëm nga shumë qytete të Shqipërisë dhe Kosovës. Tani e veshur krejt në të bardha, në këtë stinë, në Luginën e Valbonës,mund të ushtrosh edhe turizmin e vëzhgimit të kafshëve të egra të zonës që lëvizin në fushën e bardhë të borës.

Ky është një park që nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!