Serbia nuk respekton marrëveshjen e Washingtonit, i kërkon Katarit të mos lobojë në dobi të Kosovës

schedule15:36 - 11 Janar, 2021

schedule 15:36 - 11 Janar, 2021

Institucionet e shtetit serb vazhdojnë me të vjetrën. Pavarësisht marrëveshjeve që janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në Ëashington në praninë e presidentit në shkuarje Donald Trump dhe të deleguarit të tij Richard Grenell, Serbia nuk i merr parasysh, duke vazhduar kështu lobimin kundër Kosovës.

Mediat bëjne më dije se duket se traditën e ish-ministrit Ivica Daçiç është duke e vazhduar ministri i ri jashtëm serb, Nikola Selakoviç.

Selakoviç së fundmi ka kërkuar nga ambasadori i Katarit në Serbi, Shejh Mubarak Fahad al-Thani, të ndalojë lobimin ndërkombëtar në favor të Kosovës.

Në deklaratën e tij të fundit Selakoviç  ka thënë se Serbia dhe Katari, përveç mosmarrëveshjeve për çështjen e Kosovës, nuk kanë çështje të hapura në marrëdhëniet dypalëshe.

E ndaj kësaj fushate të egër e të vazhdueshme të Serbisë, Kosova si gjithmonë “mjaftohet” me disa reagime në rrjetet sociale. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar në Tëitter duke shkruar se Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Ëashingtonit.

“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Ëashingtonit- referuar kërkesave zyrtare dhe jo zyrtare për të mos njohur Pavarësinë e Kosovës. Është Ministria e Punëve të Jashtme duke bërë të kundërtën e asaj që Vuçiqi ka nënshkruar në Ëashington”, ka shkruar Haradinaj-Stublla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!