Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit 50 familje në fshatin Malecaj në Lezhë kanë ngelur të izoluara.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjeti i vetëm i transportit për banorët është zetori, përmes të cilit njerëzit kalojnë nga një krahë në tjetrin.
Ndër të tjera prej ditësh 50 familjet e këtij fshati vijojnë me rutinën e tyre të përdorimit të zetorit pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur deri në 80 cm.
Banoret thonë se situata është mjaft e vështire dhe se kanë nevoja për ujë e ushqime, por askush nuk është interesuar për ta.
“Me këtë rrugë ne lidhemi me rrugën kryesore por që rruga është e pakalueshme ka dhe një kalim tjetër por që është me keq se këtu”, është shprehur një banor.
Torovica është një tjetër zonë e prekur nga përmbytjet në Bashkinë Lezhë. Pjesa me e madhe e tokës është nën pushtetin e ujit, duke shkaktuar dëme të shumta në kulturat bujqësore.
Sipas të dhënave më të fundit në të gjithë qarkun e Lezhës sipërfaqja e përmbytur është 4300 hektarë, ndërsa reshjet e shiut janë ndërprere që prej orëve të mëngjesit të së henes.e.su./abcnews.al