Miratohet akti normativ për OFL: Kërkesat e çuara deri në 31 dhjetor do vijojnë të shqyrtohen

schedule12:36 - 11 Janar, 2021

schedule 12:36 - 11 Janar, 2021

Operacioni Forca e Ligjit pushoi së funksionuari në fund të vitit që u mbyll. Ndërkohë që qeveria ka miratuar një akt normativ që kërkon që të gjitha kërkesat që OFL-ja ka dërguar te subjektet që janë pjesë e tij të vijojnë shqyrtimin nga SPAK dhe gjykata e Posaçme.

Gazetarja e “ABC” Glidona Daci ka siguruar aktin normativ të miratuar nga këshilli i ministrave me firmë të zv/ kryeministrit Erjon Braçe. OFL nisi vitin e kaluar duke u dërguar kërkesën për justifikimin e pasurisë personave të dënuar dhe atyre në hetim.

Afati i OFL-së ishte një vit dhe u mbyll në fund të dhjetorit 2020.