Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare kontrabandë në Hanin e Hotit, në kërkim babë e bir

schedule10:49 - 11 Janar, 2021

schedule 10:49 - 11 Janar, 2021

540 mijë paketa cigaresh kontrabandë janë sekuestruar në pikën doganore të Hanit të Hotit, Shkodër. Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese me paketa cigare nga Mali i Zi, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e tipit trajler me targa serbe, për ngarkesën e cigareve të  markave të ndryshme.

Nga kontrolli dokumentar rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e pa pajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjeter. Sipas përllogaritjeve nëse kjo sasi do të hidhej  në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milonë lekë, ndërsa penaliteti 260 milionë lekë.

Trajleri së bashku me sasinë e cigareve u sekuestruan nga  Administrata  Doganore në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë dhe u  referua si rast në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose te akcizes”  te parashikuar nga neni 172 te Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim  administratori i shoqërisë “Plus International”,  S.S,  si dhe babai i tij, pasi nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë. Strukturat Doganore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  dhe Drejtorinë e Policisë Vendore, Shkodër, po kryjnë veprimet e mëtejshme hetimore./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!