Thomas Strakosha u rikthye në fushë si titullar për Lazion pas më shumë se një muaji në ndeshjen e para tre ditëve ndaj skuadrës së Fiorentinës.
Por duket se Strakosha do të duhet të ndalet sërish, këtë herë jo për meritë të Pepe Reinas, por për shkak të një tërheqje muskulore të pësuar në ndeshjen kundër Fiorentinës.
? Le condizioni di Thomas Strakosha
➡️ https://t.co/w9kssxxYdM pic.twitter.com/6iuDsxPCSx
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 10, 2021
Lajmin e dëmtimit të tij e bën me dije vetë klubi i Lazios, që shkruan: “Njoftohet se lojtari Thmoas Strakosha në ndeshjen ndaj Fiorentinës ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.
Ai iu nënshtrua menjëherë vizitave mjekësore dhe trajtimit të dëmtimit dhe do të monitorohet në vazhdimësi për të hartuar një prognozë përfundimtare”.
Një sezon i errët ky për yllin e kombëtares sonë. Në fillim të sezonit pësoi një dëmtim të lehtë, i cili u pasua nga infektimi dhe historia e gjatë e izolimit të tij, që në fund i kushtoi edhe formacionin.
Tashmë që ai u rikthye dhe bëri një ndeshje të mirë ndaj Fiorentinës, do të duhet të ndalet sërish dhe të nisë gjithçka nga zero. /abcnews.al