Negociatat për rinovimin e Paulo Dybala janë në proces. Kontrata e yllit të Argjentinës dhe bardhezinjve përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi po punon për zgjatjen dhe përmirësimin e saj nga ana financiare, ku qëndron edhe ngërçi.
Propozimi aktual është 10 milionë euro në sezon, plus 2 të tjerë në formë bonusesh në varësi të paraqitjeve të Dybala. Nëse ndodh, kjo do e bëntë Dybala lojtarin e dytë më të paguar te Juventus pas Ronaldos, duke barazuar De Ligt, i cili në fakt merr 12 milionë euro fikse.
Tuttosport raporton se Juventusi nuk asnjë propozim tjetër për La Joya dhe nëse argjentinasi nuk e pranon këtë ofertë, ai lë bardhezinjtë në verë, për tu transferuar në një tjetër klub.
Në shkurt vendoset gjithçka, pasi muajin e ardhshëm do të zhvillohet një takim mes agjentit të Dybala, Jorge Antun dhe presidentit Andrea Agnelli. /abcnews.al