Brataj kundër ASH për imunitetin e Tiranës, Sulcebe: Shiko ekspertizën shkencore para se të flasësh

schedule09:25 - 10 Janar, 2021

schedule 09:25 - 10 Janar, 2021

Një studim i bërë nga Akademia e Shkencave së fundmi, tregoi se 50 për qind e Tiranës e ka kaluar tashmë koronavirusin. Megjithatë, Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dy ditët e fundit ka thënë në media, se sipas tij, shifrat e studimit në fjalë nuk janë të sakta.

Sipas Bratajt, imunitetin natyral ndaj Covid-19  në kryeqytet mund ta kenë arritur 20 deri në 25 %  e qytetarëve. Lidhur me këto deklarata të shefit të Urgjencës Kombëtare ka reaguar edhe profesori Genc Sulçebe.

Në një postim në Facebook, imunologu shkruan se është i çuditur nga ajo që ai e cilësoi si “denigrimi subjektiv që Brataj i ka bërë këtij studimi”. Sipas profesorit, Brataj flet me hamendje, ndërsa sqaron se pse përqindja e pretenduar nga Brataj nuk është e saktë.

Lexo edhe: Covid në Tiranë, Brataj kundër Akademisë së Shkencave

“Dihet që Tirana, sipas të dheënave zyrtare të deritanishme, përbën gjysmën e rasteve me COVID-19 të gjithë Shqiperise. Atehere, ne zonat urbane te Tiranes duhet te jene deri tani te pakten 300 000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlere korrespondon dhe me shifren afer 50% te seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 qe nxori dhe studimi i Akademise se Shkencave ne qytetin e Tiranes. Pra hamendja e Z. Brataj qe Tirana ka nje perqindje infeksioni prej maksimum 25% eshte e gabuar.”

REAGIMI

Te dashur miq,

Degjova me date 9 Janar 2021 prononcimin ne media te Zotit Brataj lidhur me studimin e Akademise se Shkencave mbi seroprevalencen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Lidhur me kete studim, ne rradhe te pare duhet vene ne pah dhe lavderuar inisiativa e Akademise se Shkencave qe ne kushtet e veshtìra te pandemise dhe me mundesi modeste financiare mundesoi realizimin e ketij studimi te vetem ne Shqiperi i cili hedh drite objektivisht mbi shtrirjen e infeksionit COVID-19 ne qytetin e Tiranes.

Studimi i Akademise se Shkencave u realizua ne 2 faza dhe eshte programuar me parametra te rrepte shkencore. Dihet qe kriteret epidemiologjike dhe statistikore ne rradhe te pare i vejne rendesi perzgjedhjes se duhur te kampionit perfaqesues te popullates se sa madhesise se ketij kampioni.

Kriteri kryesor ne te dy fazat ishte perzgjedhja e rastesishme e nje kampioni popullate qe te perfaqesoje sa me mire popullaten e moshave 20 deri 70 vjec qe jane perdorues te mbulimit shendetesor publik ne qendrat shendetesore te qytetit te Tiranes. Ne te dy fazat studimi u realizua me perzgjedhjen “random” te qytetareve nga regjistrat e kater qendrave shendetesore te Tiranes urbane qe mbulojne 258 000 banore.

Ne fazen e pare, ne fund te qershorit 2020 seroprevalenca e antitrupave IgG anti SARS-CoV-2 ne keto grup mosha rezultoi 6,4% ndersa ne fazen e dyte, ne fund te dhjetorit 2020 49,6%. Kampioni i popullates i selektuar ne kete menyre ne fazen e dyte ishte prej 818 individesh dhe ai perfaqeson me interval te besueshem sigurie popullaten e moshave 20 deri 70 vjec te zonave urbane te qytetit te Tiranes.

Me cuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i ben ketij studimi. Ai nuk e pranon shifren e mesiperme per qytetin e Tiranes dhe thote, sigurisht vetem me hamendjen e tij, qe seroprevalenca e vertete ne qytetin e Tiranes eshte 20 deri 25%. Ketu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA te cilat konfirmojne qe prevalenca e vertete e infeksionit ne popullate eshte 10 here me e larte se sa numri i individeve te deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo reference e permendur nga vete Z. Brataj, dhe sic pohon dhe vete ai ne prononcimin e tij, ne qoftese numri i personave te deklaruar ne Shqiperi si te infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 atehere numri real i individeve te infektuar duhet te jete ne fakt 600 0000 qe korrespondon me rreth 21 % te popullates shqiptare. Deri ketu ne jemi dakord me Z. Brataj, por persa i perket qytetit te Tiranes ai eshte krejt gabim pasi kjo perqindje nuk mund te jete e vlefshme per kryeqytetin.

Dihet qe Tirana, sipas te dhenave zyrtare te deritanishme, perben gjysmen e rasteve me COVID-19 te gjithe Shqiperise. Atehere, ne zonat urbane te Tiranes duhet te jene deri tani te pakten 300 000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlere korrespondon dhe me shifren afer 50% te seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 qe nxori dhe studimi i Akademise se Shkencave ne qytetin e Tiranes. Pra hamendja e Z. Brataj qe Tirana ka nje perqindje infeksioni prej maksimum 25% eshte e gabuar.

Pergezoj pa dyshim punen e Z. Brataj per organizimin e Urgjences Mjekesore, por e ftoj ate te konsultoje ekspertizen shkencore perpara se te prononcohet publikisht per studime jashte fushes se tij operacionale. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!