Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytje në Durrës, banorët që jetojnë në çadra: S’kemi ku të rrimë, çdo gjë është e lagur

schedule14:36 - 9 Janar, 2021

schedule 14:36 - 9 Janar, 2021

Durrësi është një tjetër nga qarqet më të prekur të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC se një ndër sfidat më të mëdha me reshjet e kanë banorët që jetojnë në çadra pasi banesat e tyre janë prishur nga tërmeti.

Një nga banorët që jetojnë në çadra është shprehur se është e vështirë të kalosh një situatë të tillë lagështie ku s’kanë as ku të ulen jo më shumë.

“Uji është futur kudo, nuk kemi as ku të ulemi janë të lagura çdo gjë s’kemi ku të shkojmë rrimë në këmbë ose ulur në karrige. Nuk kemi ku të shkojmë. Shteti të na vërë dorë këtu nuk rrihet. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë bonus qiraje apo informacion në lidhje me ndonjë shpresë për banesë për ne. Ka kaluar gjithë kjo kohë dhe po shpresojmë që të na aprovojnë bonusin e qerasë tani me aplikimin e fundit. Ne rrimë pa gjumë si natën si ditët, shpresojmë që të na strehojnë sa më shpejt”, është shprehur një banor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!