“Do bëj dasmë gjigante me 2000 veta”, Rovena Stefa pranon për herë të parë se është në një lidhje

schedule20:26 - 8 Janar, 2021

schedule 20:26 - 8 Janar, 2021

Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private.

Mirëpo, pasditen e sotme, ajo ka pranuar se është në një lidhje dashurie dhe ka plane serioze.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari nëse e ka shtyrë dasmën për shkak të Covid-19, Rovena pohoi duke theksuar se ka dëshirë të ketë 2 mijë të ftuar.

“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem, kështu që…”, u shpreh këngëtarja. l.k/abcnews.al