Zinedine Zidane ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Real Madrid. Trajneri francez vijon punën i qetë te “Los Blancos”, ndërsa drejtuesit e klubit të famshëm spanjoll po mendojnë për pasardhësin e tij.
Në Spanjë janë të sigurt për zgjedhjen e Florentino Perez. AS raporton se pasuesi i Zidane do të jetë Raul Gonzalez, ish-goleadori dhe kapiteni i njohur i Real Madrid. Ky i fundit po drejton Real Madrid B, aty ku merr eksperiencën e duhur.
Një tjetër emër që pëlqehej nga presidenti Perez ishte edhe Mauricio Pochettino, por argjentinasi mori drejtimin e PSG-së. Raul është i përzgjedhuri dhe 43-vjeçari do të ulet në stolin e ekipit të zemrës sapo të përfundojë aventura e Zidane. /abcnews.al