Sebastian Vettel ka mbyllur aventurën me Ferrarin do të garojë me Aston Martin. Sezoni i fundit ishte për t’u harruar për pilotin gjerman. Gjithsesi, katër herë kampioni i botës është fokusuar tek e ardhmja.
32-vjeçari ndihet entuziast për nisjen e eksperiencës me Aston Martin, që është rikthyer të marrë pjesë në Formula 1 në vend të Racing Point, teksa do të ketë RedBull si partner komercial.
“Mezi po pres të nis punën me Aston Martin. Ka shumë për të zbuluar në muajt e ardhshëm dhe jam i vendosur të jap kontributin tim për ta bërë këtë skuderi edhe më fituese.
Duam ta kthejmë këtë makinë prestigjioze në skenën që i takon. Jam krenar që jam pjesë e kësaj aventure“, deklaron piloti i njohur gjerman. /abcnews.al