Viti i kaluar i më i ngrohti në Evropë, 0.4 ° C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm në 2019

schedule10:11 - 8 Janar, 2021

schedule 10:11 - 8 Janar, 2021

Viti 2020 ka qenë një ndër vitet më të ngrohtë që ka parë Evropa me 0.4 ° C më të ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2019.

Sipas të dhënave të fundit nga shërbimi i BE për monitorimin e klimës vihet re se në të gjithë botën, 2020 ishte në të njëjtin nivel me vitin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë 2016  duke shënuar fundin e dekadës më të ngrohtë të regjistruar.

Dimri (dhjetor 2019 deri në shkurt 2020) tejkaloi temperaturat e mëparshme të vitit 2016 me gati 1.4 ° C, ndërsa vjeshta (shtator deri në nëntor 2020) kaloi rekordin e vjetër të vendosur në 2006 me 0.4 ° C.

Pjesë të Arktikut dhe Siberisë Veriore panë disa nga divergjencat më të mëdha nga temperatura mesatare vjetore në vitin 2020, me një rajon të madh duke parë ndryshime prej 3 ° C dhe në disa vende edhe 6 ° C.

Ndërkohë Hemisfera Veriore përjetoi temperatura mbi mesataren e vitit përveç një rajoni mbi Atlantikun Verior qendror, ndërsa pjesë të Hemisferës Jugore panë temperatura nën mesatare, më së shumti mbi Paqësorin Ekuatorial lindor, i cili ishte i lidhur me kushtet e La Niña , që u zhvillua gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Sezoni i zjarreve ishte jashtëzakonisht aktiv gjithashtu me zjarret të zbuluar së pari në maj dhe duke vazhduar gjatë gjithë verës dhe deri në vjeshtë. Ndërkohë si rezultat i temperaturave të larta zjarret lëshuan një rekord prej 244 megatone dyoksid karboni në vitin 2020, mbi një të tretën më shumë se rekordi i vitit 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!