Një polic në zonën e Newcastle të Britanisë së Madhe është liruar nga akuzat e bëra më parë për përdhunim. Stephen Mitchell, 42 vjeç, sipas viktimave ka abuzuar seksualisht me femrat të cilat ai i njihte gjatë detyrës së tij. Të dhënat tregojnë se pas arrestimit të përdoruesve të heroinës, grabitesve të dyqaneve dhe në raste të ndryshme edhe adoleshentevem Mitchell përfitonte seksualisht duke u thënë se askush nuk do ti besonte nësë do të tregonin.
Pas zbulimit të të krimit, gjykata e dënoi policin me burgim të përjetshëm. Por, pas ndryshimeve të fundit, thuhet se Mitchell mund të kalojë vetëm 7 vite pas hekurave duke bërë që në opinioni publik të ketë shumë pakënaqësi dhe mosbesim ndaj sistemit të drejtësisë. Ende nuk dihen shkaqet se përse gjykata rimorri një vendim të tillë, derisa viktimat nuk kanë tërhequr akuzat e tyre.
Pas ngjarjes, komisariat i policisë në Northumbria te Newcastle kërkoi ndjesë për veprimet e liga të policit./abcnews.al