Landilli i Bushatit ka mbyllur dyert për depozitimin e mbetjeve të bashkisë së Shkodrës për shkak të mosnëshkrimit të kontratës si pasojë e rritjes së çmimit të depozimit të mbetjeve nga Bashkia Shkodër.
Kamionët me plehra qëndrojnë tek dera e landfillit të Bushatit prej së mërkurës.
Ndërsa katër të fundit po mbledhin mbeturinat dhe pritet të rreshtohen tek dera e vend depozitimit të mbetjeve.
Pas ditës së sotme pritet që koshat me plehra mos pastrohen.
Vendimi nga Bashkia e Vaut të Dejës për rritjen 43% me tvsh të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane për bashkinë e Shkodrës por dhe Lezhës. Që do të thotë nga 863 leke do të bëhet 1500 leke për 1 ton.
Kjo rritje që do të ndikoje në xhepat e qytetarëve është kundërshtuar nga kryetarja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, e cila është në pritje të zgjidhjes së këtij problemi nga institucionet qendrore dhe prefektura. Shoqëria që menaxhon landfillin, ka sqaruar se mbyllja e landfillit ka ardhur si e mosnënshkrimit të kontratave të reja për 2021./abcnews.al/