Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Policia amerikane shpëton 11 fëmijë që mbaheshin të burgosur në New Mexico

schedule13:02 - 6 Gusht, 2018

schedule 13:02 - 6 Gusht, 2018

Policia amerikane ka shpëtuar 11 fëmijë të cilët mbaheshin të burgosur më Mji Meksiko dhe arrestuan dy persona. Sipas policisë këta të fundit janë ekstremistë islamikë, ndërsa të miturit mbaheshin në kushte ekstreme

11 fëmijë janë shpëtuar nga policia amerikane në Nju Meksiko gjatë një operacioni në një kompleks të braktisur, ku gjendje një grup burrash të armatosur të cilët mendohen se janë ekstremistë islamikë. Dy persona u arrestuan, ndërsa u zbulua se të miturit jetonin në kushte ekstreme varfërie dhe higjene.

Operacioni nisi pas rrëmbimit të një fëmije tre vjeç në dhjetor të një viti më parë, teksa ndodhej në park me babain e tij. Rrëmbimi ndodhi në XHorxhia por fëmija nuk ishte mes 11 të miturve të shpëtuar.



FBI vëzhgoi zonën për disa kohë deri sa mori informacionete  duhura që konfirmonin se disa të mitur mmbaheshin të burgosur nga njerëz të armatosur në këtë kompleks.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar qëllimet e këtyre rrëmbimeve si dhe nëse ka viktima të tjera të këtij grupi të armatosur ekstremistësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!