Nisi pastrimi, ku po shkojnë plehrat e Shkodrës?

schedule12:49 - 7 Janar, 2021

schedule 12:49 - 7 Janar, 2021

Prej mbrëmjes së djeshme kamionët me plehra të bashkisë së Shkodrës qëndrojnë tek dera e landfillit të Bushatit. Vendimi nga Bashkia e Vaut të Dejës për rritjen prej 43% të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane, është kundërshtuar nga kryetarja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, pasi e konsideron të paligjshëm.

Mbrëmë landfilli i Bushatit uli traun për depozitimin e mbetjeve nga Bashkia Shkodër, kjo sipas Ademit ka shkaktuar bllokim të mjeteve të pastrimit dhe për pasojë Shkodra është pa shërbim pastrimi.

Gazetari Simon Shkreli raporton se prej mbrëmjes kamionët po qëndrojnë tek dera e landfillit. Ndërkohë janë edhe katër kamionë të tjerë që po kryejnë pastrimin e Shkodrës.

Ndërkohë administratori Agron Caka, i kontaktuar nga gazetari i “ABC” Simon Shkreli tha se kontrata ka mbaruar me 31,12,2020 dhe se firmat nuk janë paraqitur për të lidhur kontratën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!