Thaçi këmbëngul: Nuk ka ndarje të Kosovës, por korrigjim kufijsh

schedule11:54 - 6 Gusht, 2018

schedule 11:54 - 6 Gusht, 2018

Menjëherë pas deklarimit të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, presidenti Thaçi ka reaguar sërish, duke këmbëngulur në propozimin e tij për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Hashim Thaçi e quan propozimin e tij si paqësor dhe qe nuk ka të bëjë me ndarje, por me rregullim të kufijve.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në vija etnike, por korrigjim i kufirit dhe njohjen e dyanshme”, shkruan Thaçi në Twitter. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!