Largohen protestuesit, Kongresi nën kontroll, Pelosi: Sonte certifikojmë Biden President

schedule00:41 - 7 Janar, 2021

schedule 00:41 - 7 Janar, 2021

Ligjvënësit amerikanë nuk dorëzohen përballë protestuesve. Në një letër drejtuar kolegëve, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA Nancy Pelosi njoftoi se udhëheqësit e Kongresit kanë vendosur të rinisin sonte seancën për të certifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden sapo Kapitoli “të pastrohet” dhe të jetë gati pasi protestuesit u larguan. “Ne kemi vendosur që duhet të vazhdojmë sonte në Kapitol” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!