“Rabiot ka aftësi të mëdha”, Pirlo: Bëmë gjërat e duhura, më pëlqeu fryma e skuadrës

schedule23:43 - 6 Janar, 2021

schedule 23:43 - 6 Janar, 2021

Juventus arriti një fitore të madhe me shifrat 1-3 ndaj Milanit. Pas ndeshjes Pirlo vazhdoi me qetësinë e tij të zakonshme dhe tregoi se skuadra e tij u qas mirë dhe ndali zbritjet e shpejta të Milanit.

“Ishte e rëndësishme për ne, nuk ishim të interesuar për rezultatet e ekipeve mbi ne në renditje, pasi ishim të përqendruar në progresin tonë. Do të shohim pas disa muajsh ku jemi.

Gjëja e rëndësishme ishte kjo frymë e një ekipi që dëshiron të ketë lojën në kontroll, veçanërisht kundër kryesuesve të Serie A në fushën e tyre. Ideja ishte ta mbanim nën presion dhe të mos e lejonim të shtynte përpara si zakonisht, veçanërisht kur kishte situata një kundër një.

 

Rabiot po vinte nga dy ndeshje në tribunë, kështu që ai ishte i freskët dhe i etur për të luajtur. Ai është një mesfushor, që bën të dy fazat e lojës dhe mendoj se as ai vetë nuk e kupton potencialin që ka. Bentancur ishte i lodhur dhe duke parë që ishte në rrezik të kartonit të dytë të verdhë, ne lëvizëm shpejt dhe e zëvendësuam atë.

Të gjithë këtu mund të jenë zgjedhje e parë, por edhe zgjedhje e dytë. Unë jam me fat sa të jem në gjendje të zgjedh ndeshje pas ndeshje bazuar në situatën e momentit dhe karakteristikat e kundërshtarëve tanë.

Kishim shumë nevojë ta kishim Dybala në formën më të mirë pas problemeve të fundit. Ai ende ka disa probleme fizike dhe nuk ka qenë në më të mirën e tij gjatë gjithë sezonit. Kontrata e tij? Nuk është roli im të merrem me kontratat”, përfundoi Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!