E emocionuar, Eneda Tarifa për të ndjerin Kujtim Prodani: Artist special, kohët e fundit kujdesej shumë

schedule18:22 - 6 Janar, 2021

schedule 18:22 - 6 Janar, 2021

Humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani ishte nja lajm i trishtë për të gjithë. Kështu ishte edhe për këngëtaren Eneda Tarifa.

E ftuar në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ajo tha se Prodani e donte jetën.  Teksa fliste për kantautorin në fytyrën e saj shihej trishtimi dhe përlotja e syve.

“Nuk mund ta mohoj që erdha shumë e trishtuar. Është fare e padrejtë që kjo që ndodhi të ndodhte por, jemi pjesë e një çudie të madhe dhe brenda kësaj duhet të mbajmë qetësinë. Ajo që lemë pas është kujtimi dhe puna e jashtëzakonshme që bën njeriu. Këngët e mrekullueshme që la Kujtim Prodani, një artist tepër special, tepër i ndjeshëm, parimor në maksimum, por edhe rrebel në maksimum. Më trishtoi! E donte shumë jetën. Kohet e fundit ai ishte shumë i kujdesshëm.”

Eneda shtoi se ai e ka vuajtur shumë vdekjes e nënës dhe se tani u bënë sërish bashkë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!