Arti në zi, Meta: Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë

schedule16:21 - 6 Janar, 2021

schedule 16:21 - 6 Janar, 2021

Një humbje të madhe. Kështu e cilëson Presidenti Ilir Meta largimin nga jeta të artistit të njohur Kujtim Prodani, i cili humbi luftën me koronavirusin.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë” shkruan Meta.

Kantautori i njohur Kujtim Prodani prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku merrte trajtim mjekësor, ndërsa sot ndërroi jetë./ db/Abcnews.al