Pas Pfizerit, Agjencia e Barnave në BE, EMA miraton edhe përdorimin e vaksinës Moderna

schedule13:37 - 6 Janar, 2021

schedule 13:37 - 6 Janar, 2021

Agjencia e Barnave në BE, EMA miraton edhe përdorimin e vaksinës anti-COVID Moderna. Kjo është vaksina e dytë e rekomanduar nga EMA pas Pfizerit. Komiteti drejtues i kësaj agjencie ka vlerësuar të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

“Kjo vaksinë nga siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale. Sa i përket të gjitha ilaçeve, ne do të monitorojmë nga afër të dhënat mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës për të siguruar mbrojtjen e vazhdueshme. Puna jonë gjithmonë do të drejtohet nga provat shkencore dhe angazhimi ynë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të BE-së”, tha Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.

Vaksina BioNTech-Pfizer është e vetmja vaksinë e autorizuar kundër koronavirusit në vendet e BE, pasi EMA dha autorizimin në datë 21 Dhjetor./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!