Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Erdogani, drekë zyrtare pas takimit

schedule10:26 - 6 Janar, 2021

schedule 10:26 - 6 Janar, 2021

Kryeministri Rama do të pritet sot në një takim në Ankara nga Presidenti i Turqisë Rexheb Tayyib Erdogan.

Presidenca turke thekson se Rama do të pritet me një ceremoni shtetërore nga Erdogani dhe gjatë takimit do të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve “në kuadër të rritjes së bashkëpunimit”.

Në përfundim të takimit, Erdogani do të japë edhe një drekë zyrtare për Ramën dhe delegacionin që e shoqëron.

Një ditë më parë, Anadolu Ajansi raportoi se Rama po shkon në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan. Në njoftim, ministria e Informacionit të Turqisë bën me dije se takimi do të bëhet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, megjithatë sëfundmi në rajon ka patur mjaft zhvillime që prekin drejtpërdrejt edhe Turqinë, siç është çështja e detit mes nesh dhe Greqisë.

Shqipëria dhe Greqia vendosën ta çojnë këtë çështje në Hagë, por duket se një vendim i tillë i ka shqetësuar turqit, pasi ajo që do të ndodhë mes Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me detin mund të përdorët nga helenët si precedent për ishujt përballë Turqisë. /abcnews.al