Edhe të pasurit vuajnë në krizë, Barcelona kursen 30 mijë euro me një lëvizje

schedule20:54 - 5 Janar, 2021

schedule 20:54 - 5 Janar, 2021

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një krizë të madhe në aspektin ekonomik të botës së futbollit. Barcelona është një nga më të prekurat dhe drejtuesit e katalanasve po marrin çdo masë për të ulur shpenzimet.

Situata kritike ka shkuar deri aty sa skuadra e Roland Koeman ka udhëtuar me autobus drejt transfertës së fundit. Barcelona u përball me Huesca më datë 3 janar, sfidë që e fitoi 0-1 falë golit të Frenkie De Jong.

Drejtuesit vendosën që të mos përdorej avioni për këtë transfertë. Leo Messi me shokë udhëtuan me autobusin e ekipit, duke përshkruar një distancë prej 229 km.

Një gjë e tillë ndikoi që Barcelona të kursente plot 30 mijë nga kjo lëvizje. Një shumë e papërfillshme për një klub të madh kohë më parë, por në këtë periudhë krize nuk është pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!