Për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit veror dhe parandaluar aksidentet rrugore policia do të jetë në gatishmëri me shërbime të përforcuara. Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës e ka bërë të ditur në një dalje për mediat ku ka përsëristur apelin e tij për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.
“Kemi intensifikuar punën duke goditur të gjitha fenomenet, të gjitha kundravajtjet që janë burim i shtuar aksidentesh. Ecjet me shpejtësi, parakalimet e gabuara, që janë një nga shkaqet e aksidenteve. Policia Rrugore e Tiranës gjen rastin t;u bëjë një apel të gjithë drejtuesve dhe përdoruesve që të respektojnë vijëzimet, sinjalistikën për këmbësorë dhe mbikalimet. Të mos bëhen shkak dhe burim i shtuar aksidentesh. Në të njëjtën kohë, apeli jonë synon edhe ditët e fundjavës ku Policia Rrugore vazhdon kontrollet mbi përdorimin e alkoolit dhe me ecjen me shpejtësi. Matjet e shpejtësisë që policia ka në inventarin e vet janë vendosur për të gjitha njollar e zeza si për ato urbanedhe interurbane të qytetit”, tha para mediave Erion Ahmeti.