Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kane, s’do fitosh kurrë te Tottenham! Kalo te Reali dhe shijo Champions”

schedule17:55 - 5 Janar, 2021

schedule 17:55 - 5 Janar, 2021

Harry Kane është një nga sulmuesit me të fortë në planet. Anglezi luan me Tottenham, ekipin e tij të zemrës dhe mban shiritin e kapitenit. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk mjafton, pasi 27-vjeçari kërkon të fitojë trofe. Klubet e mëdha evropiane janë të interesuara për të.

Jonathan Woodgate ka një këshillë për bomberin e njohur. Ish-mbrojtësi anglez është i bindur dhe i bën thirrje Kane të kalojë te Real Madrid. 40-vjeçari ka luajtur me Tottenham dhe “Los Blancos” gjatë karrierës së tij dhe ekipin e Zidane e sheh si perfekt për patriotin e tij.

 

Woodgate kur luante me Real Madrid

Nëse Real Madrid kërkon Harry Kane, ai duhet të pranojë ofertën dhe të transferohet në La Liga. Nëse dëshiron të fitojë trofe dhe të jetë në nivelin e Leo Messit. Ronaldos dhe emrave të tjerë të mëdhenj, duhet të shkojë te Reali.

Nuk mund të fitojë titullin me Tottenham, nuk e imagjinoj dot një gjë të tillë. As këtë sezon dhe as sezonin e ardhshëm. Janë akoma larg nivelit të Liverpool dhe Manchester City. Nëse Harry do të shijojë trofeun e Champions League, Reali është zgjidhja“, deklaron Woodgate. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!