Danimarkë, gjobitet gruaja e parë për mbajtjen e bukras

schedule16:22 - 4 Gusht, 2018

schedule 16:22 - 4 Gusht, 2018

Pak ditë pas miratimit të ligjit të ri që ndalon mbulimin e fytyrës në publik, autoritetet në Danimarkë kanë gjobitur gruan e parë që mbante te veshur vellon islamike në një qendër tregtare.

Një grua është bërë personi i parë në Danimarkë që është gjobitur për shkak të mbajtjes së hixhabit në publik, pak ditë pas miratimit të ligjit që ndalon një gjë të tillë. Mediat lokale bëjnë të ditur se 28-vjeçarja ka hyrë me fytyrën të mbuluar në një qendër tregtare dhe këtu është përleshur me një grua tjetër që i ka kërkuar ta heqë vellon.

Për të qetësuar situatën të pranishmit kanë thirrur policinë. Në vendin e ngjarjes, agjentët kanë gjobitur fillimisht të dyja femrat për prishje të qetësisë publike, ndërsa kur i kanë kërkuar 28-vjeçares të heqë vellon ajo ka refuzuar. Rrjedhimisht, në kuadër të ligjit të miratuar të mërkurën e kaluar, ajo është dënuar me një gjobë prej 1 mij kroner, ose 155 dollarë.

Ligji i ri ka shkaktuar protesta dhe kritika nga grupet për të drejtat e njeriut. Të mërkurën mbrëma, qytetarë të shumtë u mblodhën në qendër të kryeqytetit danez për të protestuar, me gratë që mbanin në fytyrë hixhabin, përkrah njerëzve që mbanin maska të improvizuara.

Ligji nuk përmban fjalën “burka” apo “nikab”, por thotë se kushdo që mban veshje që i mbulon fytyrën në publik do të dënohet. Disa gra të komunitetit mysliman në vendin nordik paralajmëruan se nuk do ta zbatojnë atë, që mes të tjerash parashikon dënimin me 1.500 dollarë për ata që e përsërisin shkeljen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!