Higuain duhet të thyejë mallkimin e numrit 9

schedule09:43 - 4 Gusht, 2018

schedule 09:43 - 4 Gusht, 2018

Gonzalo Higuain hodhi firmën mbi kontratën e re me Milanin dhe zhvilloi stërvitjen e parë në Milanello. “El Pipita” do të mbajë të veshur fanellën me numrin 9.

Kjo është një detyrë tëpër e vështirë për argjentinasin, pasi të mbash mbi supe fanellën e bomberit, tek kuqezinjtë ka qënë një mallkim në sezonet e fundit.

Që prej tërheqjes së Filipo Inzaghit në vitin 2012,  numri 9 është mbajtur nga shtatë futbollistë të ndryshëm që në fund kanë rezultuar një zhgënjim i madh.

Lojtari që ka shënuar me shumë gola që nga tërheqja e Pipos  është Lapadula që në sezonin 2016-2017 numëron 8 realizime. Një shifër shumë e ulët për një sulmues të Milanit.

As emra si Fernando Torres dhe Luaiz Adriano nuk ja dolën të thyenin mallkimin e numrit 9 duke patur të njëjtin rezultat, dështimin.

Tashmë Gonzalo Higuanin do të marrë stafetën nga Andre Silva. Portugezi u ble me shumë bujë në merkaton e verës së shkuar, por nuk arriti të shënonte më shumë se 2 gola në serinë A duke kaluar një sezon tërësisht në hije.

Në 138 ndeshje në total, 7 lojtarët e fundit që kanë mbajtur numrin 9 të Milanit kanë shënuar vetëm 31 gola. Në të njëjtën periudhë, Higuain ka tundur rrjetën 164 herë.

Tashmë tifozët e Milanit kanë një shpresë së kanë rigjetur bomberin e munguar dhe “El Pipita” duhet ta provojë këtë në fushën e lojës.

Klan Plus

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!