Dhe pse është e qartë se Trump ka ushtruar presion ndaj sekretarit të shtetit të Georgias për mbledhjen e më shumë votave,për të përmbysur fitoren e Biden, ai nuk mund të ndiqet penalisht. Po cfarë rrezikon Trump pas publikimit të telefonatës së tij dhe sekretarit të shtetit të Geogias?
Donald Tramp ka shkelur ligjin, ose diçka shumë të përafërt me këtë. Është ky mendimi i disa avokatëve të ndryshëm të pyetur nga New York Times për sa i përket telefonatës në të cilën presidenti amerikan kërcënon sekretarin e shtetit të Georgias, Rafensperger me qëllim që ai të përmbysë fitoren elektorale të Joe Biden. Por është e vështirë që ai të gjykohet për këtë.
Dhe pse është e qartë se Trump është përpjekur të frikësojë Rafensperger, nuk është e qartë se ai ka shkelur ligjin.
Kjo sepse Trump lë të kuptohet se Rafensperger mund të ketë pasoja ligjore nëse nuk gjen disa vota më shumë në Georgia por ai nuk thotë se do të jetë vetë ai që do të realizojë këtë kërcënim.
Dhe që Trump të ndiqet penalisht, duhet që prokurori të arrijë të dëshmojë se Trump e dinte se po gënjente kur shprehej i bindur se kishte fituar zgjedhjet në Georgia.
Ndërkohë zv/presidentja e zgjedhur Kamala Harris e cilëson Trump si një të pafytyrë i cili abuzon me pushtetin e presidencës amerikane.
Ditën e sotme Trump dhe Joe Biden priten në Georgia për të mbështetur kandidatët e tyre në zgjedhjet e rëndësishme për vendin e senatorit të martën./abcnews.al