Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi i shkoi në banesë personit me të cilin u konfliktua duke e kërcënuar me armë gjahu.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund. Fatmirësisht nuk ka pasur të shtëna, raporton gazetari i “ABC”-së në Vlorë Elton Nikaj.
Shkak i ngjarjes dyshohet një konflikt i çastit mes tyre. Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën. / db/Abcnews.al